Radha për spektaklin e madh

Formula 1

Radha për spektaklin e madh

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 19:56
Pamje nga një garë

Kampionati i Kosovës në automobilizëm po vazhdon me orar mjaft të ngjeshur, me gara pothuaj në çdo fundjavë dhe me emocione të disiplinave të ndryshme.

Në këtë fundjavë, radha është për spektaklin e madh, Drag Race 3.

Tradicionalisht, gara e gushtit ka qenë më interesante dhe me numrin më të madh të pjesëmarrësve.

Kështu pritet edhe në këtë fundjavë.

Kjo edhe për faktin se një numër i madh i mërgimtarëve tanë aktualisht janë në Kosovë dhe disa prej tyre me siguri do të jenë në mesin e garuesve.

Organizatori, Eurogoma RT në bashkëpunim me FASK-un janë në vlugun e përgatitjeve për organizim sa më të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat