“Tradhton” Ferrarin?

Formula 1

“Tradhton” Ferrarin?

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 17:57
Carlos Sainz

Piloti i Ferrarit, Carlos Sainz mund të largohet nga Ferrari.

Mediat raportojnë se piloti spanjoll ka nënshkruar një parakontratë me skuderinë Sauber, e cila mund të shënojë një kapitull të ri në karrierën e tij sportive.

Pasi do të regjistronte një lëvizje të bujshme në botën e Formula 1.

Carlos Sainz është pjesë e skuderisë së Ferrarit, ndërkohë që kontrata me “kokëkuqen” është e vlefshme deri në vitin 2024. Në 2026-n skuderia Sauber do të shndërrohet në Audi, gjë që i shton edhe më shumë mundësitë që të bashkohet me këtë skuderi.

Drejtori i ekipit italian, Frederic Vasseur, e ka bërë të qartë se rinovimi i kontratave të pilotëve nuk është prioritet për momentin. E në të tilla kushte edhe spanjolli duket se ka gjetur destinacionin e ri.

“Duhet sa më shpejt të jem në dijeni të marrëveshjes. Do të jem më i qetë dhe më i përqendruar nëse do të jem plotësisht i bindur se me cilën skuadër do të garojë në vazhdim”, ka thënë së fundmi Sainz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat