Ish - piloti propozon një rregull të ri për më shumë emocione

Formula 1

Ish - piloti propozon një rregull të ri për më shumë emocione

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 23:36
Pamje nga një garë

Max Verstappen është në sezonin e dytë dominues në botën e Formula 1, por nëse në atë paraardhësin të paktën deri në gjysmën e sezonit kishte konkurrencë me Charles Leclerc, këtë vit, holandezi i RedBull është i pakapshëm dhe është shkëputur në krye të klasifikimit të përgjithshëm me titullin e tretë botëror që mbetet vetëm një çështje kohe për 25-vjeçarin.

Por, ky dominim i Verstappen ka sjellë edhe pak trishtim tek të apasionuarit e Formula 1 që tashmë e konsiderojnë kampionatin të mërzitshëm duke ditur se holandezi është gjithnjë i vetëm në krye.

Për të shtuar më shumë dozat e emocionit, ish-piloti i Formula 1, Damon Hill (kampion në vitin 1996) ka një propozim që lidhet me gomat.

Britaniku shprehet se garat do të fitonin më shumë emocione nëse FIA do të detyronte skuderitë që gjatë një gare t’i përdornin të tre llojet e gomave, ato të buta, të mesme dhe të forta.

Aktualisht, rregulli është që skuderitë duhet të përdorin të paktën dy lloje gomash duke detyruar kështu që të paktën të ketë edhe një pit-stop gjatë garës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat