Leclerc i pasigurt për të ardhmen: Bisedime nuk ka, nuk i kuptoj qëllimet e Ferrarit

Formula 1

Leclerc i pasigurt për të ardhmen: Bisedime nuk ka, nuk i kuptoj qëllimet e Ferrarit

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 11:48
Leclerc

Kontrata e Charles Leclerc me Ferrarin skadon në vitin 2024 dhe tashmë kanë nisur zërat se rinovimi mes palëve ka “ngecur”.

Pakënaqësitë e skuderisë italiane me pilotin monegask janë shprehur në disa raste edhe publikisht, megjithatë në fund nuk është besuar asnjëherë se “krisja” mund të jetë aq e madhe se 25-vjeçari të mos rinovojë me italianët.

Vetë Leclerc shprehet se është gati të vazhdojë aventurën me “kokëkuqjen”, mirëpo shprehet se është i pasigurt për qëllimet e Ferrarit.

“Nuk kam nënshkruar asnjë kontratë rinovimi. Është përfolur për një shifër prej 200 milionë eurosh.

Eh, sikur ta kisha firmosur një kontratë të tillë, më duket një akord i shkëlqyer. Por, dua të theksoj se nuk ka ende rinovim dhe për momentin nuk ka as bisedime lidhur me këtë temë.

E sigurt është se në një moment të caktuar duhet të ulemi dhe të flasim, ndoshta në fundin e këtij sezoni.

Qëllimi im është të vazhdoj me Ferrarin, por nuk di cili është qëllimi i skuderisë.

Por, nuk jam i shqetësuar dhe tani nuk mendoj për këtë temë, jemi në mesin e sezonit. Duhet të punojmë fort që të jemi të paktën aq të mirë sa në sezonin e kaluar. Duhet të rikthehemi në gjendje për të tentuar fitoret”, u shpreh Leclerc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat