Ka vetëm një mënyrë që Ferrari të fitojë një garë këtë sezon

Formula 1

Ka vetëm një mënyrë që Ferrari të fitojë një garë këtë sezon

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 12:52
Pamje nga një garë

Piloti spanjoll i Ferrari, Carlos Sainz, shpreson që këtë sezon “kokëkuqja” të fitojë të paktën një garë në botërorin e Formula 1. Madje objektivi është triumfi këtë fundjavë në garën e Monza, në Itali, në shtëpinë e Ferrari.

“E di që mediat e konsiderojnë si të pamundur që ne të fitojmë një garë. E di që shanset janë të vogla përballë Red Bull, por askush nuk është i përkryer.

E di që në një moment të sezonit,

Red Bull do të bëjë një gabim. Unë do të përballem çdo fundjavë në garë duke menduar që te jem në vendin e duhur për të përfituar nga ai gabim”, tha Sainz.

“Mentaliteti im është ky, që të jem i pranishëm kur të më jepet mundësia.

Edhe në vitet kur dominonte Ferrari, Red Bull apo Mercedes, ka qenë gjithnjë një garë ku mund të bëje diferencën apo mund të ndodhte diçka. Në të kundërt, jam i motivuar për të luftuar për të kapur podiumin”, u shpreh Carlos Sainz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat