E nisi mjaft mirë sezonin

Formula 1

E nisi mjaft mirë sezonin

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 14:25
Red Bull

Piloti meksikan i Red Bull, Sergio Perez, për herë të parë në një intervistë për DAZN ka konfirmuar se mund të largohet nga kjo makinë kur të përfundojë kontrata.

Ai e nisi mjaft mirë sezonin, me dy fitore, dy vende të dyta dhe dy podiume, por shpejt ai humbi ritmin e shokut të skuadrës Max Verstappen.

Ai ka siguruar sërish dy vende të dyta në dy garat e fundit, por nuk arrin dot të fitojë betejën me holandezin, shokun e tij të skuadrës.

“Çdo vit mësoj gjëra të reja dhe për këtë arsye e dua këtë sport.

Nga ky sezon është e rëndësishme që të zhvilloj garat e ardhshme në një ambient ku ndjej se mund të jap kontributin tim”, tha Perez.

“Nëse nuk do të ketë vend për mua në vitin 2024, do të kërkoj për alternativa të tjera.

Objektivi im kryesor është të qëndroj këtu, të fitoj këtu, të fitojmë bashkë me Red Bull titujt kampionë. Kam një kontratë deri në fund të vitit 2024 dhe besoj se gjatë vitit tjetër do të diskutojmë për të ardhmen time”, u shpreh meksikani.

“Mendoj se momentet e vështira janë lënë pas dhe ndihem më komod me makinën. Max është në një nivel më të lartë se unë. Nuk është e lehtë të jesh në një mjedis të tillë, me kaq shumë presion.

Nuk është e lehtë të jesh shoku i skuadrës së Verstappen, pasi u përshtat më mirë me ndyrshimet, ndërsa unë jo”, tha Perez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat