Bagnaia gati për rikthimin pas aksidentit të frikshëm

Formula 1

Bagnaia gati për rikthimin pas aksidentit të frikshëm

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 23:26
Bagnaia

Pas aksidentit të frikshëm në Katalonjë, Francesco Bagnaia është rikthyer dhe duket se ka kaluar frikën e momentit. Binder e shkeli në këmbë italianin, por për fat të mirë nuk u bë fjalë për një dëmtim të rëndë dhe Bagnaia tashmë pret konfirmimin e mjekëve për t’u rikthyer në pistë ndërsa ka nisur provat.

Së fundmi, kampioni i Botës në fuqi u shpreh se u ndje mirë në provat e para pas aksidentit dhe shtoi se tashmë po kërkon të shijojë momentin dhe jo të shpejtojë kohën e rikthimit në pistë.

“Jam shumë i lumtur, për mua ishte një nga ditët më të bukura.

Nuk ishte e lehtë sepse kisha vështirësi për të lëvizur normalisht këmbën në motor dhe u desh të ndryshoja pak stilin e të pilotuarit.

Megjithatë, ndjesia është pozitive dhe regjistrova kohë të mirë. Tani nuk dua të mendoj shumë për garat, dua të shijoj këtë kohën e rikuperimit”, u shpreh Bagnaia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat