Jorge Martin fiton edhe garën e San Marinos

Formula 1

Jorge Martin fiton edhe garën e San Marinos

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 15:17
Pamje nga gara

Pas triumfit 24 orë më parë në garën sprint, piloti spanjoll Jorge Martin (Ducati Pramac), fitoi sot edhe garën e Cmimit të Madh të San Marino në MotoGP. Sukses që afron edhe më shumë spanjollin me italianin Francesco Bagnaia, i treti, por që ruan kryesimin e botërorit.

Martin e dominoi garën e zhvilluar në pistën e Misano, duke mos e vënë në asnjë moment në dyshim fitoren.

Në vendin e dytë u rendit italiani Marco Bezzecchi me Ducati VR46 e pas tij Bagnaia, që rezistoi pavarësisht dhimbjeve që kishte në këmbë, pas aksidentit të një jave më parë.

Pra, në podium u ngjitën sërish tri pilotët që edhe një ditë më parë ishin protagonistë në garën sprint, me motorin Ducati që bëri ligjin në garën e shtëpisë. Në renditjen e përgjithshme, Bagnaia ruan kreysimin mer 36 pikë më shumë se Martin, ndërsa Bezzecchi ndodhet i treti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat