Demolli fiton me rekord, shkëlqen edhe Arjeta Rysha

Formula 1

Demolli fiton me rekord, shkëlqen edhe Arjeta Rysha

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 21:53
Fituesit e garës

Gazmend Demolli ka fituar në garën e disiplinës malore “Molika 2023”.

Shtegun me gjatësi prej 3.9 kilometra, Demolli i Prishtina RT me Radicall LM SR8 e kaloi për kohën 01:46.351 minuta, duke vendosur rekord të shtegut.

Koha e tij e përgjithshme, përfshirë dy vozitjet ishte 03:34.385 minuta.

Rekordi paraprak po ashtu ishte i Demollit, i arritur në vitin e kaluar me kohë 01:49.428.

Në pozitën e dytë në plasmanin e përgjithshëm u rendit anëtari tjetër i Prishtina RT, Përparim Dushi me Opel Astra me kohë 03:53.265 minuta (01:56.925 dhe 01:56.340), ndërsa sa i përket Kampionatit të Kosovës, pozita e tretë i takoi Faton Ramës së Eurogoma RT me Renault Clio, me kohë 04:14.047 minuta (02:07.585 dhe 02:07.462).

Me paraqitje të shkëlqyeshme ka vazhduar Arjeta Rysha e AK Ferizajt.

Ajo me Peugeot 106, në një konkurrencë mjaft të fortë, doli e para në Klasën 1, ndërkohë që me shumë sukses po vazhdon të jetë e vetmja garuese femër në disipliën malore.

Me fitoren e sotme, Arjeta e ka siguruar titullin e kampiones në klasën e saj.

Në garën e sotme, rezultate shumë të mira patën edhe mysafirët nga Maqedonia e Veriut, Vlatko Kostovski e Goran Jakimovski dhe garuesi nga Shqipëria, Rejnald Zyfi.

Në konkurrencën ekipore, në tri pozitat e para u renditën: Prishtina RT, AK Ferizaj dhe Eurogoma RT.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat