Toto Wolff akuzon: I ndryshuan rregullat për të na rrëzuar

Formula 1

Toto Wolff akuzon: I ndryshuan rregullat për të na rrëzuar

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 18:03
Toto Wolff

Pas gati një dekade dominim, makina Mercedes humbi shkëlqimin e saj dhe tashmë ia ka lënë stafetën rivalëve të Reds Bull, që prej dy sezonesh kanë komandën e botërorit të Formula 1.

Drejtori sportiv i Mercedes, Toto Wolff, ka folur me tone të ashpra në lidhje me këtë ndryshim, duke akuzuar drejtuesit e këtij sporti.

“Në vitin 2021 humbëm titullin kampion për shumë arsye, por edhe për faktin se u përdorën rregulla të reja, që synonin reduktimin e avantazhit që kishim me rivalët. Mos harroni ë viti 2020 ishte super-dominimn nga ana jonë. Këto norma të reja që vendosi Formula 1 në penalizuan vitin 2021 dhe patën efekt edhe më vonë”, tha Wolff.

Sot Red Bull dhe Max verstappen po dominojnë dhe ndoshta kjo është e drejtë.

Ne i respektojmë rregullat që aplikohen, teknike, sportive, financiare etj. Ne duhet të rikuperojmë disavantazhin që kemi ndaj atyre pavarësisht se disa vite më parë na penalizuan. Është spektakli ai që ndjek sportin, jo e kundërta”, tha Toto Wolff.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat