Verstappen ironizon keq Wolff

Formula 1

Verstappen ironizon keq Wolff

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 14:37
Wolff e Verstappen

Në Çmimin e Madh të Monzas, Max Verstappen regjistroi suksesin e 10-të radhazi, një arritje e cila nuk ishte prekur nga asnjë pilot në historinë e Formula 1. Por, ky rekord i holandezit nuk i bëri përshtypje shefit të Mercedes,

Toto Wolf i cili theksoi se RedBulli i Verstappen nuk ka rivalë dhe se kjo arritje nuk përbën ndonjë lajm, thjesht sa do të arkivohet në histori pa bujë.

Por, dy herë Kampioni i Botës i kthen menjëherë kundërpëgjigjen gjermanit të Mercedes, duke theksuar se Wolff duhet të mendojë vetëm për skuderinë e tij.

“Mercedesi pati një garë m… në Monza, mbase Wolff vazhdon të jetë i zhgënjyer nga ajo performancë.

gjithë këto komente për RedBull-in më ndonjëherë më duket sikur ai punon këtu me ne, por fatmirësisht kjo nuk është e vërtetë.

Secili duhet të merret me skuderinë e tij, kur dikush bën mirë atëherë duhet vlerësuar, siç ne vlerësonim Hamilton në të kaluarën”, u shpreh Verstappen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat