Red Bull gabon gjithçka, tremb Stroll

Formula 1

Red Bull gabon gjithçka, tremb Stroll

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 21:02
Pamje nga gara

Çmimi i Madh i Singaporit do të jetë një garë për tu shijuar në Radio Televizionin Shqiptar.

Gjatë tre sesioneve të provave zyrtare, ku u vendos edhe renditja e pilotëve për startin e garës ka ndodhur gjithçka.

Në vendin e parë ditën e nesërme në cirkuitin e Marina Bay do të jetë Karlos Sainz.

Piloti spanjoll i Ferrari-t përshkroi pistën më shpejt (1:30:984) nga të gjithë pilotët e tjerë duke lënë pas Rasëllin e Mercedes (1:31:056) dhe shokun e skuadrës Lëklerk (1:31:063).

Në sesionin e parë të gjithë vëmendjen e mori piloti i Aston Martin, Lens Stroll. Kanadezi ishte protagonist i një incidenti të frikshëm, i cili detyroi komisarët e garës që të pezullonin për disa minuta zhvillimin e provave zyrtare. 24-vjeçari në xhiron e tij të shpejtë gaboi në kthesën e fundit duke provokuar kështu një aksident ku vetura e tij përfundoi me tri rrota.

Pas frikës erdhi qetësia pasi Stroll u komunikoi drejtuesve të skuadrës se nuk kishte pësuar dëmtime fizike.

Në sesionin e dytë të provave zyrtare vëmendjen e mori Red Bull me dy pilotët e saj, të cilët nuk arritën që të kualifikoheshin për në sesionin e fundit, i cili do t’i lejonte që të garonin për “pole position”.

Për herë të fundit ku asnjëra nga vetura Red Bull nuk kishin mundur që të renditeshin mes dhjetë vendeve të para në një Çmim të Madh duhet të kthehemi pas në atë që u zhvillua në Soçi të Rusisë në 2018-ën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat