Verstappen nuk shqetësohet

Formula 1

Verstappen nuk shqetësohet

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 16:47
Verstappen

Pas 12 garave dhe në një sezoni ku është shfaqur dominues, Red Bulli nuk arriti të fitonte në garën e fundit të këtij edicioni të Formula 1.

Fundjava e kaluar ishte e mrekullueshme për Ferrarin, me spanjollin Carlos Sainz që triumfoi në Çmimin e Madh të Singaporit.

Pas garës të së dielës, Max Verstappen u shpreh i pashqetësuar në media për këtë rezultat të Red Bullit;

“Ndodh edhe të mos fitojmë, nuk është problem se Ferrari fitoi një garë. Do ta tentojmë sërish fundjavën që vjen.

Pista e Marinas është shumë e vështirë dhe nuk të lejon të japësh 100%. Gara e ardhshme në Japoni do të jetë ndryshe, shpresojmë që të arrijmë te fitorja, do të jemi më të shpejtë në pistë”.

Red Bulli këtë sezon ka triumfuar në 12 gara në këtë edicion të Formula 1. Max Verstappen prej javësh e ka mbyllur diskutimin e titullit kampion, teksa dueli është për vendin e dytë me 3 pilotë në garë, Sergio Perez, Lewis Hamilton dhe veteranin Fernando Alonso.

Sfida e ardhshme e Botërorit të shpejtësisë do të jetë Çmimi i Madh i Japonisë në pistën e Suzukas, që mbahet fundjavën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat