Verstappen: Ata që gëzohen që ne humbëm nuk janë tifozë të Formula 1!

Formula 1

Verstappen: Ata që gëzohen që ne humbëm nuk janë tifozë të Formula 1!

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 13:53
Verstappen

“Nuk besoj se ishte diçka e keqe ajo që po ndodhte në Formula 1, pasi ishim thjesht më të mirë se gjithë të tjerët.

Nëse njerëzit nuk arrijnë ta vlerësojnë, atëherë nuk janë tifozë të vërtetë, por kështu shkojnë gjërat“.

Max Verstappen ju përgjigj në mënyrë direkte atyre që flasin për një rritje të interesit për Formula 1 pas disfatës në Singapor të Red Bull, që po dominonte më parë kampionatin duke u shfaqur e pakonkurrueshme si skuadër.

Në Marina Bay, kampioni i botës dhe skuadra e tij përjetuan të parin Çmim të Madh negativ të këtij sezoni. Ku as ai dhe as Sergio Perez nuk ja dolën të fitonin. Megjithatë, holandezi preferon të shikojë përpara.

“Sinqerisht që nuk i kushtoj vëmendje këtij aspekti, për sa më përket thjesht u mposhtëm, por nuk besoj se kjo ishte pozitive për Formula 1.

Për këtë motiv isha i qetë, pasi ne nuk bëmë mirë dhe të tjerët bënë një punë më të mirë se ne. Natyrisht që merituan të fitonin, por nuk duhet të arrihet deri aty sa të thuhet se gara po bëhej e mërzitshme ngaqë fitonim vetëm ne“.

Sipas Verstappen nuk ka arsye për t’u demoralizuar për një seri suksesesh që u ndërpre për herë të parë që nga gara e Miamit, me një seri rekord prej 10 fitoresh radhazi.

“Nuk kam asgjë për të provuar, po nuk ja dolëm të fitonim një garë.

Por këto janë gjëra që ndodhin.

Para kësaj kishim fituar 10 herë radhazi, natyrisht që do të më kishte pëlqyer të fitonim edhe në Singapor.

Por e di që ka edhe një fundjavë kur gjërat nuk shkojnë ashtu si duhet. Ecim përpara duke parë garën e radhës“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat