Max Verstappen më i shpejti në provat e lira

Formula 1

Max Verstappen më i shpejti në provat e lira

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 11:36
Fershtapen

Singapori duket një kujtim i largët pasi këtë fundjavë në Japoni do të jetë vetura e Max Verstappen ajo për tu mundur.

Pas dy sesioneve të para të provave të lira vetura Red Bull e drejtuar nga kampioni i botës në fuqi njëkohësisht edhe lider i kampionatit aktual ka përshkuar më shpejt cirkuitin legjendar të Suzukës.

Provat e lira të ditës të sotme kanë konfirmuar formën e mirë që po kalojnë edhe pilotët e Ferrari-t. Lëklerk dhe Sainz kanë dhënë respektivisht kohën e dytë dhe të katërt më të mirë.

Ndërsa Lando Norris me McLaren-in e tij është renditur i treti.

Të shtunën në orën 08:00 do të keni mundësi që të ndiqni në RTSH Sport provat zyrtare të Çmimit të Madh të Japonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat