Forbes publikon rrogat e pilotëve të Formulës 1

Formula 1

Forbes publikon rrogat e pilotëve të Formulës 1

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 12:08
Maks Fershtapen

Sipas prestigjozes Forbes tek Red Bull ka një problem me pagat ndërsa Mercedes ka bërë Hamilton pilotin e dytë më të paguar në cirkuitit.

Ditën e sotme revista prestigjoze ka publikuar shifrat e sakta të shumave që përfitojnë pilotët e Formulës 1.

Kështu Maks Fershtapen është piloti më i paguar me një rrogë vjetore prej 55 milionë dollarësh. Holandezi përfiton pesë herë më shumë se shoku i skuadrës Serxho Perez, i cili paguhet “vetëm” 10 milionë dollar në vit.

Diferencim të madh mes pilotëve në paga ka bërë edhe McLaren pasi Lando Norris paguhet plot 20 milionë dollarë në sezon ndërsa shoku i tij i skuadrës Oskar Piastri merr “vetëm” 2 milionë dollarë.

Piloti i dytë më i paguar në cirkuitin e Formulës 1 është Ljuis Hamilton, i cili nga akordi me Mercedes arkëton plot 35 milionë dollarë në vit.

Skuderia më e ekuilibruar është Ferrari e cila renditet dy pilotët e saj mes 5 më të paguarve. Sharl Lëklerk përfiton 24 milionë dollarë ndërsa Karlos Sainz përfiton 12 milionë dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat