“Zymi 2023”, gara e fundit e disiplinës malore

Formula 1

“Zymi 2023”, gara e fundit e disiplinës malore

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 15:16
Pamje nga një garë

Gazmend Demolli dhe Përparim Dushi do të jenë në qendër të vëmendjes në këtë fundjavë në auto sportin kosovar, kur mbahet gara e fundit e disiplinës malore, “Zymi 2023” për Kampionatin e sivjetmë të Kosovës.

Disiplina malore gjithmonë është atraktive për garuesit dhe dashamirët e auto sportit, por kjo e kësaj fundjave ka rendësi të veçantë, pasi përcakton kampionin në plasmanin gjeneral, por edhe në disa klasa, derisa në disa prej tyre kampionët tashmë dihen.

Kurorën e më të mirit për sivjet e synojnë dy anëtarët e Prishtina Racing Team, Gazmend Demolli dhe Përparim Dushi.

Varësisht nga rezultati që do ta kenë të dielën, do të dihet edhe kampioni për këtë vit.

Sigurisht që interesant do të jetë edhe për pjesëmarrësit tjerë, pasi do ta japin maksimumin për renditje sa më të mirë në klasat përkatëse dhe në plasmanin ekipor.

Në vitin e kaluar, në Zym fitues ishte Gazmend Demolli, i cili shtegun me gjatësi prej 2.8 kilometra e kaloi për 1:28.303 dhe 1:30.202 minuta.

Klubi organizator, SHAM Prizreni D&G i ka bërë përgatitjet e duhura për garë sa më të mirë.

Paraqitja në garë bëhet të shtunën nga 09:30-11:30, ndërsa gjatë kësaj kohe bëhet edhe verifikimi i dokumentacionit dhe kontrolli teknik i veturave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat