Verstappen: Fundjavë e pabesueshme, kjo është pista jonë

Formula 1

Verstappen: Fundjavë e pabesueshme, kjo është pista jonë

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 16:23
Verstappen në mes

"Ishte një fundjavë e pabesueshme, veçanërisht në kualifikuese kur mund të shkosh deri në kufi, është vërtet një ndjenjë e mrekullueshme.

Ne vijmë nga një fundjavë negative në Singapor, të cilën e kam harruar, por tashmë nga përgatitja për Grand Prix ne besuam se kjo do të ishte një pistë për ne, që në xhiron e parë të provave të lira shkuam shumë mirë, gjetëm disa përmirësime aty-këtu, por jemi të sigurt”. Max Verstappen merr frymë lehtësuese pas fundjavës së komplikuar në Singapor.

Pas kampionit të botës qëndrojnë dy McLaren, e Oscar Piastrit dhe Lando Norris, shumë të shpejtë sidomos në sektorin e parë të cirkuitit. Piloti anglez nuk ka shumë iluzione për shanset e tij për të sfiduar Verstappen për fitore, ndërsa shoku i tij i skuadrës është padyshim ai që ëndërron shumë!

"Xhiroja e parë ishte vërtet solide. Jam mjaft i kënaqur, mund të kisha bërë diçka më mirë në pjesën e fundit, por ishte një xhiro e mirë. Në të dytin, sektori i parë ishte i mirë, por dy të tjerët jo aq mirë.

Jam i kënaqur me vendin e dytë, bëmë përditësime në makinë dhe ishim të shpejtë.

Mendojmë se kemi një shans të mirë edhe në garë, nuk duhet të dorëzohemi. Do të kem vetëm një makinë përpara për të kapërcyer, do të përpiqem ta beje”.(Oscar Piastri)

"Ishte një ditë e shkëlqyer për ne si skuadër. Jam i kënaqur me xhirot e mia, është e komplikuar këtu, nuk është një circuit i thjeshtë për të marrë gjithçka, mjafton një gabim i vogël për të humbur shumë kohë. Unë jam i lumtur, kemi një pozicion të mirë në funksion të garës.

Shpresojmë të marrim një rezultat të mirë, ndoshta i dyti dhe i treti. Perez do të shtyjë fort dhe Ferrari janë afër nesh. Pastaj do të shohim nëse Mercedes do të përmirësohet në garë. Verstappen po bën një punë të shkëlqyer me Red Bull-in e tij, ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për t'ia vështirësuar jetën nesër”.(Lando Norris).

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat