Red Bull shpallet kampion i këtij sezoni në F1

Formula 1

Red Bull shpallet kampion i këtij sezoni në F1

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 14:49
Red Bull

Max Verstappen me Red Bull fitoi këtë të dielë garën e Çmimit të Madh të Japonisë në Formula 1, duke u rikthyer te triumfi pas zhgënjimit të një jave më parë.

Piloti holandez e dominoi garën e zhvilluar në pistën e Suzuka, duke e merituar fitoren i shkëputur ndjeshëm nga rivalët, sukses që e afron edhe më shumë me titullin tretë kampion bote.

Verstappen ka fituar 13 gara të këtij sezoni nga 16 të zhvilluara dhe kur mbeten edhe 6 gara, ai mund është pranë një rekordi absolut jo vetëm në pikë, por edhe triumfin e garave sezonale.

Me këtë ritëm, me siguri do të vendosë një rekord që vështirë të thyhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat