Demolli, fitore me shije kampioni

Formula 1

Demolli, fitore me shije kampioni

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 20:34
Gazmend Demolli

Gazmend Demolli e ka përmbyllur në mënyrën më të mirë kampionatin e sivjetmë në disiplinën malore.

Anëtari i Prishtina Racing Team, është fitues i garës së gjashtë në këtë disiplinë, “Zymi 2023”, e cila ia ka siguruar edhe titullin e kampionit në plasmanin gjeneral për vitin 2023.

Shtegun me gjatësi prej 2.8 kilometra, Demolli me Radicall SR8 LM e kaloi për 01:27.328 dhe 01:28.426 minuta (koha e përgjithshme 2:55.754).

“Jam i kënaqur me fitoren dhe faktin që e sigurova titullin e kampionit në plasmanin gjeneral për këtë vit.

Ka qenë një kampionat jo i lehtë, me rivalitet, me sfida, defekte e momente emocionale.

Po ashtu, kemi investuar shumë, si në aspektin material, ashtu edhe në kohë, aq më tepër duke marrë parasysh se kam marrë pjesë edhe në disa gara në kuadër të FIA CEZ, ku deri në fund kam luftuar për pozitën e parë.

Gjithsesi, jam i lumtur për përfundim të suksesshëm të kampionatit”, ka thënë Demolli për faqen zyrtare të FASK-ut.

Në pozitën e dytë u rendit Përparim Dushi, po ashtu i Prishtina RT, i cili ishte konkurrenti i vetëm i Demollit për titullin e kampionit në plasmanin gjeneral.

“Zhuqa” me Opel Astra TCR i pati dy vozitje me kohë shumë të përafërt, 01:38.372 dhe 01:38.126 minuta.

Në podium, në plasmanin general, i treti u rendit anëtari i Eurogoma RT, Faton Rama, i cili me Renault Clio pati kohë 01:44.333 dhe 01:32.007 minuta.

Në plasmanin ekipor, pozita e parë i takoi Prishtina RT, e pasuar nga Ferizaj dhe Eurogoma RT.

Para shpalljes së fituesve, është mbajtur një minutë heshtje për policing Afrim Bunjaku, i cili u vra sot, pas një sulmi terrorist në veri të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat