Polemika

Formula 1

Polemika

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 17:11
Michael Schumacher

Tashmë kanë kaluar dhjetë vjet që kur shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, Michael Schumacher, ishte viktimë e një aksidenti shumë të rëndë në ski, në të cilin rrezikoi jetën dhe përfundoi në koma farmakologjike për një kohë të gjatë.

Tashmë gjermani është kthyer në shtëpi, por në mënyrë të pavullnetshme është në qendër të vëmendjes për një shaka të pakëndshme për gjendjen e tij shëndetësore, të bërë nga gazetari Antonio Lobato gjatë një dialogu me një koleg tjetër, inxhinierin e automobilave dhe prezantuesin televiziv, Toni Cuquerella.

Gazetari Antonio Lobato u mirëprit në studio me një frazë tërheqëse që i referohej një anëtari të ekipit të Red Bull: “Le të dridhet Adrian Newey sepse Antonio Lobato po vjen”.

Në atë moment Lobato bëri një shaka pa shije për Michael Schumacher: “Le të dridhet Michael! Epo… jo Michael, ai nuk mund të dridhet”.

Rrjetet sociale shpërthyen menjëherë pas frazës së gazetarit, i cili më pas kërkoi falje: “Është vërtet e neveritshme, duhet të pushohen nga puna”, ka qenë një nga komentet në internet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat