Fernando Alonso nuk është vetëm kampion i Formula 1

Formula 1

Fernando Alonso nuk është vetëm kampion i Formula 1

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 17:12
Makina më e lehtë në histori

Fernando Alonso nuk është vetëm kampion i Formula 1, por tashmë është edhe protagonist në tregun e ankandeve të makinave. Pas shitjes në ankandi të Ferrari Enzo-s së tij, spanjolli ka vendosur të nxjerrë në shitje një tjetër xhevahir nga koleksioni presonal.

Bëhet fjalë për një McLaren Elva të rrallë, duke parë se ekzistojnë vetëm 149 lloje të kësaj makine, që do të dalë në ankand në prag të Çmimit të Madh të Formula 1 të Abu Dhabi më 25 nëntor në pistën Yas Marina.

Vlera fillestare e McLaren Elva ishte 1.6 milionë euro, por tani vlerësohet se mund të arrijë shifrat midis 2.3 dhe 2.8 milionë euro, nëse jo më shumë, duke marrë parasysh si kontekstin e ankandit ashtu edhe emrin e shitësit.

McLaren Elva është një nga makinat më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë nga kompania britanike, e pajisur me një motor 815 HP. Modeli është gjithashtu McLaren-i më i lehtë për rrugë i prodhuar ndonjëherë.

Ajo që e bën Elva-n edhe më unike është karroceria e saj plotësisht e hapur. Kjo makinë me dy vende nuk ka xham të përparmë, prandaj duhet të mbahet një kokore për ta drejtuar atë.

Për të kufizuar efektin e erës me shpejtësi të lartë, Elva është e pajisur me Sistemin Aktiv të Menaxhimit të Ajrit të McLaren (AAMS), i cili krijon një lloj xhami të përparmë virtual, duke e drejtuar ajrin mbi kokat e pasagjerëve për të zvogëluar efektin e erës kundër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat