Verstappen “përkëdhel” titullin e tretë

Formula 1

Verstappen “përkëdhel” titullin e tretë

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 13:29
Max Verstappen

Max Verstappen është shumë pranë fitimit të titullit të tretë kampion bote në Formula 1.

Pilotit holandez të Red Bull i mjaftojnë edhe 3 pikë për ta siguruar matematikisht atë titull, pikë që mund të vijnë që ditën e shtunë në garën sprint që do të zhvillohet në Katar.

“Titulli i këtij viti ishte më i lehtë për t’u fituar, pasi dominuam gjatë gjithë kohës.

Makina këtë sezon dominoi thuajse në çdo garë.

Më përjashtim të garës në Singapor, kudo kemi patur një makinë fituese, ndaj e meritojmë të fitojmë sërish”, u shpreh Verstappen.

“Ky mbetet një sezon i jashtëzakonshëm për të gjithë personat e përfshirë në këtë skuadër.

Edhe unë jam krenar që bëj pjesë në këtë ekip të madh.

Jemi të aftë të krijojmë një komunikim të mirë mes nesh”, tha Verstappen, që duket se është i dashuruar me titujt kampionë që vijnë në vendet aziatik.

Në vitin 2021, ai u shpall kampion në Abu Dhabi, ndërsa vjet (2022) në Japoni. Këtë vit, tri piëkt e duhura mund të vijnë në Katar që ditën e shtunë.

Nuk dua të flas para kohe, le t’ia lëmë pistës dhe më pas do të festojmë sërish”, tha holandezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat