Newey: Ferrari më ka kërkuar tri herë

Formula 1

Newey: Ferrari më ka kërkuar tri herë

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 12:57
Adrian Newey

Adrian Newey është konsideruar nga të gjithë si “gjeniu i Formula 1”, njeriu që ka projektuar në dy momente të ndryshme dy makina fituese: Atë Red Bull të pilotuar nga Sebastian Vettel dhe atë të Max Verstappen. Pilotë që i kanë dhënë Red Bull titujt kampionë për konstruktorë.

Më herët, Newey kishte realizuar makina fituese edhe për Williams e McLaren, ndërkohë që ai pranon se ndjek një keqardhje që s’ka punuar asnjëherë me Ferrari. E megjithatë, makina italiane e ka kërkuar 3 herë për ta patur pjesë të saj.

“Hera e parë  ka qenë kur isha në Amerikë, me IndyCar. Një episod që ndoshta nuk quhet.

Më pas më kërkuan në vitin 1993, kur punoja me Williams. Shkova në Maranello dhe takova Jean Todt, që diskutonte për të marrë Michael Schumacher në ekip. Nuk e pranova ofertën pasi nuk doja të largohesha sërish nga Anglia. Sapo kisha ardhur nga Amerika”, tha Newey.

“Hera e tretë është viti 2014, kur te Ferrari ishte Stefano Domenicali.

Sapo kishim mbyllur me Red Bull një cikël fitues, por nuk dija të ardhmen e këtij ekipi dhe diskutonim me Renault për të na sjellë një motor të fuqishëm. Bisedimet me Ferrari në atë periudhë ishin të lodhshme dhe në fund nuk pranova”, kujton Newey.

Në fund, njeriu që ka projekuar makinat fituese të Formula 1, shpreh keqardhjen që s’ka patur mundësi të ketë në ekip dy pilotë të mëdhenj: “Ndjej keqardhje që s’kam punuar me Ferrari, por edhe për faktin që nuk kam punuar me dy kampionë si Fernando Alonso dhe Leëis Hamilton. ndonjëherë janë rrethanat që vendosin të ardhmen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat