Tri gara, tre fitues, kush do ta fitojë të katërtën?

Formula 1

Tri gara, tre fitues, kush do ta fitojë të katërtën?

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 15:45
Pamje nga një garë

Të dielën mbahet Drag Race 4, e fundit për kampionatin e sivjetmë në këtë disiplinë.

Në tri garat e deritashme kemi pasur tre fitues të ndryshëm dhe mbetet të shihet nëse ndonjëri prej tyre do ta përsërisë suksesin, apo do të kemi një fitues të ri.

Në Drag Race 1, më 7 maj, fitues doli Leutrim Isufi, në Drag Race 2, më 25 qershor, më i shpejti ishte Burim Habibaj, ndërsa në Drag Race 3, më 6 gusht, fitoi Skender Potera, i cili është bindshëm garuesi më i suksesshëm në Drag Race.

E diela mund të “zbulojë” një fitues të ri ose njëri nga të tre të arrijë fitoren e dytë.

I sigurt është fakti që gara do të jetë atraktive e me rivalitet të madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat