Schumacher pranë rikthimit

Formula 1

Schumacher pranë rikthimit

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 12:11
Schumacher

Formula 1 po pret rikthimin në pistë të pilotit gjerman Mick Schumacher, që pas dy vitesh me Haas (2021 e 2022), këtë sezon është pilot rezervë i Mercedes.  

Djali i 7 herë kampionit të botës ka nisur kontaktet me skuadrën Alpine, makinë me të cilën pritet të garojë në botërorin Endurance 2024.

Ai që konfirmoi bisedimet me 24-vjecarin gjerman është Bruno Famin, drejtori sportiv i Alpine: “Është e vërtetë që jemi duke biseduar me Mick për këtë mundësi, që ai të garojë me ne.

Mendoj se do të ishte një mundësi e mirë për të dyja palët, por për momentin vetëm po bisedojmë”.

“Para se të vendosim do të organizojmë edhe një test me Mick, ku do të shohim gjendjen e tij pas gati një viti pushim”, tha më tej Famin. Duket se Alpine kërkon një emër të njohur për t’u rikthyer protagonist sezonin tjetër. Makina aktuale drejtohet nga pilotët Sebastian Ocon dhe Pierre Gasly.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat