Gjura: Besoj se eksperienca ndërkombëtare

Formula 1

Gjura: Besoj se eksperienca ndërkombëtare

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 00:13
Lirim Gjura

Lirim Gjura, i cili tash e disa vjet jeton në Itali, padyshim që është ndër garuesit më të mirë shqiptarë në drift

Anëtari i nderit të Prishtina Racing Team, është në prag të një sfide shumë serioze, pjesëmarrjes në finalen Botërore të Red Bull Car Park Drift, e cila mbahet më 8 dhjetor 2023 në Doha të Katarit.

"Besoj se eksperienca ndërkombëtare ndër vite dhe makina që kam përgatitur, do të ma mundësojnë që të jem fitues i garës kualifikuese dhe përfaqësues i Shqipërisë në garën në Katar", është shprehur Gjura.

Lirimi sapo është kthyer nga gara e Driftit në Bukuresht, ku u rendit i 3-ti në një konkurrencë të fortë me garues nga vende të ndryshme.

Në garën kualifikuese që do të mbahet më 6 dhe 7 tetor në Tiranë, ai do të garojë me veturën e tij ikonike të kësaj disipline, Nissan Silvia, me motor Toyota 2JZ, dhe me fuqi 900HP.

Piloti i cili fiton më shumë pikë dhe renditet i pari do ta ketë mundësinë të perfaqësojë Shqipërinë në finale e 8 dhjetorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat