Largohet nga Honda, i bashkohet Ducati-t

Formula 1

Largohet nga Honda, i bashkohet Ducati-t

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 15:07
Markez

Markez dhe Honda vendosin të marrin rrugë të ndryshme pas plot 11 vitesh bashkëpunim. Piloti spanjoll së bashku me shtëpinë japoneze kanë zyrtarizuar “divorcin” në vitin e fundit të kontratës.

Gjatë këtij bashkëpunimi Markez dhe Honda fituan plot 6 herë titullin kampion bote ndërsa arritën 59 fitore, 101 pode dhe 64 xhiro të shpejta.

Në fillimin e vitit 2020 Markez pësoi një aksident ku dëmtoi krahun. Pas këtij episodi piloti humbi shumë terren pasi iu nënshtrua edhe tri operacioneve të tjera deri në 2022. Kalvari i gjatë i dëmtimeve ka bërë që Markez të humbë shumë gara.

Sipas ekspertëve të merkatos Markez brenda pak ditësh do të bëjë me dije transferimin tek skuadra satelite e “Ducati”-t, “ Team Gresini”. Në këtë ekip Mark Markez gjen të vëllnë, Aleksin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat