Ferrari me objektiv të qartë deri në fundin e sezonit

Formula 1

Ferrari me objektiv të qartë deri në fundin e sezonit

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 12:11
Pamje nga një garë

Me Red Bull që fitoi titullin kampion për konstruktorë, vëmendja është pëqendruar te gara për vendin e dytë. Fillimisht ishte Aston Martin që shkëlqente pas makinës kampione, më pas doli në skenë Mercedes e më pas Ferrari e McLaren.

Një betejë e fortë për ndjekësin e Red Bull, me makinën italiane që duket favorite për vendin e dytë. Frederic Vasseur, drejtori sportiv i Ferrari, tha: “Gara e radhës në Katar do të jetë ajo që do të verifikojë progresin tonë”.

“Nga gara e Holandës e deri më tani kemi mësuar shumë gjëra të reja për mënyrën se si ta menaxhojmë makinën dhe gomat. Kjo na jep mundësi të duelojmë me skuadrat e tjera për vendin e dytë”, tha Vasseur.

“Deri në fund do të jetë një betejë të mijëtash me makinat e tjera. Shkojmë në Katar me shpresën që të jemi sërish pretendentë.

Dy të zhvillohet edhe gara sprint, ndaj synojmë të grumbullojmë sa më shumë pikë për të dalë të dytët”, tha Vasseur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat