Verstappen nuk ndalet

Formula 1

Verstappen nuk ndalet

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 00:05
Pamje nga gara

Piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen, siguroi mbëmjen e sotme “pole position” në pistën e Katar, ku këtë fundjavë pret të kurorëzohet kampion bote në Formula 1 për të tretën herë. Ai dha kohën 1’23”778, duke qenë ndjeshëm i shkëputur nga rivalët.

Në vendin e dytë u rendit makina McLaren e Lando Norris, por koha e tij ishte e pavlefshme dhe u penalizua nga komisarët e garës, duke e nisur nesër garën sprint nga vendi i dhjetë.

Kështu, vendin e dytë e zuri britaniku George Russell me Mercedes.

Ruseel la pas Oscar Piastri (i treti me McLaren) dhe Lewis Hamilton (i katërti me Mercedes). Zhgënjen Ferrari, në vendin e shtatë me Charles Leclerc, pas Fernando Alonso (i gjashti me Aston Martin). Makina italiane ishte 6 të dhjetat më e avashtë se Verstappen.

Në “top-10” u renditën edhe Gasly (Alpine), Ocon (Alpine), Bottas (Alfa Romeo) dhe Norris (McLaren). Provat zyrtare sot ishin zhgënjyese për Carlos Sainz (vendi 12 me Ferrari) e Sergio Perez (vendi 13 me Red Bull).

Të shtunën do të zhvillohet gara sprint, me Verstappen që mund të shpallet kampion bote në Formula 1, pasi i mjaftojnë 3 pikë. Ndërsa të dielën do të zhvillohet gara e Katarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat