Prishtina Mall sërish arenë e spektaklit

Formula 1

Prishtina Mall sërish arenë e spektaklit

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 20:39
Foto ilustrim

Dashamirët e auto sportit, konkretisht ata të displinave auto sllallom dhe karting sllallom, të dielën, më 8 tetor, e kanë mundësinë të shijojnë edhe një spektakël, të tretin me radhë që mbahet në parkingun jugor të Prishtina Mall.

Pjesëmarrës të auto klubeve të regjistruara në FASK, përfaqësues të regjioneve dhe individë që nuk janë anëtarë të auto klubeve, do kenë të drejtën ta sfidojnë veten në këto disiplina mjaft atraktive, me veturat elektrike që i ofron FASK për auto sllallom.

“Lufta” për plasman sa më të mirë në këtë disiplinë është e madhe dhe kështu pritet të jetë edhe të dielën.

Edhe në karting, disiplinë kjo që po ashtu mbahet me makinat që i ofton FASK, konkurrenca dhe interesimi nuk mungon, prandaj janë të gjitha parakushtet që e diela të jetë një tjetër festë automobilistike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat