Verstappen: Ndjesi fantastike, titull i merituar

Formula 1

Verstappen: Ndjesi fantastike, titull i merituar

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 11:44
Verstappen

Shtetet aziatike i sjellin fat Max Verstappen, teksa në këtë kontinent ka korrur të tri titujt kampionë bote në Formula 1, përfshi atë të sotmin të fituar në Katar.

Në një garë mjaft interesante, piloti holandez i Red Bull arriti të sigurojë pikët e duhura për të nisur festën.

Pas garës, teksa festonte me skuadrën e tij, ai tha: “Një ndjesi e mrekullueshme.

Një kënaqësi e madhe që arrij të fitoj këtë titull, të cilin e merituam plotësisht. Jam krenar që jam pjesë e kësaj skuadre fituese. Shpresoj që kjo seri pozitive të zgjasë sa më shumë, por më tani do të shijoj momentin”.

“Nuk do të ndalemi këtu, pasi sezoni vijon dhe dëshira për të fituar sërish është e madhe edhe pse ka mjaft rivalitet. Gara e sotme ishte mjaft e bukur, por për ne nuk ishte e lehtë edhe pse u argëtuam të gjithë.

Pilotët përdorën goma të ndryshme. Gjithsesi, ne deshëm pikët për të fituar titullin dhe ia dolëm mbanë.

Jam i lumtur”, tha Verstappen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat