Prishtina Mall 3, rivalitet në auto sllallom, masivitet në karting

Formula 1

Prishtina Mall 3, rivalitet në auto sllallom, masivitet në karting

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 23:27
Fituesit e garës

Ka përfunduar me sukses edhe gara e tretë në karting sllallom dhe auto sllallom, në Prishtina Mall, nga pesë sa janë paraparë, në konkurrencën e klubeve të FASK-ut dhe atë të bizneseve.

Pjesëmarrje më e theksuar ishte tek bizneset në karting, ndërsa rivalitet më i madh te meshkujt në auto sllallom në konkurrencën e klubeve.

Tek femrat në auto sllallom (klubet), në pozitën e parë u rendit Arjeta Rysha, ndërsa e dyta Brunilda Gjura.

Në konkurrencën ekipore, AK Ferizajt i takoi pozita e parë, ndërsa Prishtina Racing Team u rendit e dyta.

Tek meshkujt, tri pozitat e para u takuan anëtarëve të Eurogoma Racing Team. Bardhyl Canolli ishte më i miri, i pasuar nga Besnik Çitaku e Visar Gjikolli.

Eurogoma RT u rendit në pozitën e parë në konkurrencën ekipore, para Prizrenit D&G.

Rion Tytyngjiu ishte më i suksesshmi në karting sllallom (klubet), pozita e dytë takoi Varis Hotit, derisa i treti u rendit Doan Karabeg.

Prizreni D&G, Prishtina RT e AK Ferizaj ishin tri klubet më të suksesshme.

Te femrat, në plasmanin gjeneral (karting – auto klubet), Rea Gashi ishte më e mira, ndërsa e dyta u rendit Alea Rada, rezultatet e të cilave bënë që Prishtina RT të dalë e para në plasmanin ekipor, para Prizrenit D&G.

Në auto sllallom te meshkujt (bizneset), në pozitën e parë u rendit Rinor Isufi, i dyti Kushtrim Bytyqi dhe i treti Unik Ramadani.

Në konkurrencën ekipore, Premium Lab, Eskavatori e ISP ishin më të suksesshmet.

Në karting sllallom te bizneset (meshkujt), fitues doli Euron Cela, i pasuar nga Agis Kaquri e Mal Kaquri, ndërsa në plasmanin ekipor, në tri pozitat e para u renditën: MAC, Finnish School dhe N/A.

Në konkurrencën e femrave (karting – bizneset), Nida Pacolli doli e para, ndërsa në podium u gjendën edhe Lea Bllacaku e Dalina Veliu.

Në plasmanin ekipor, ISP u rendit e para, derisa Don Bosco ishte e dyta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat