Dy pilotë në ndihmën e shpejtë

Formula 1

Dy pilotë në ndihmën e shpejtë

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 11:18
Foto ilustrim

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) ka pranuar se kushtet klimaterike në të cilat u zhvillua ditën e diel gara e Katarit në Formula 1, ishin ekstreme.

Ajo premtoi se do të marrë masa që kjo gjë të mos përsëritet në të ardhmen.

“FIA zbulon me shqetësim se temperatura dhe lagështira ekstreme që u verifikua gjatë garës së Katarit patën një impakt në shëndetin e pilotëve.

Edhe pse janë sportistë të stërvitur dhe të elitës nuk duhet që ata të garojnë në të tilla kushte, duke vënë në rrezik jetën e tyre”, thuhet në komunikatën e FIA-s.

Gara e Losail ishte një makth për pilotët. Logan Sargeant u detyrua të tërhiqej për shkak të lodhjes, ndërsa Esteban Ocon ka pranuar se ka nxjerrë ushqim në kokore gjatë garës teksa pilotonte. Pilotët Lance Stroll dhe Alexander Albon kanë patur nevojë për ndihmën e shpejtë pasi përfundoi gara.

Parashikohet që vitin tjetër, gara e Katarit të zhvillohet në fund të sezonit, duke e shtyrë atë me dy muaj (1 dhjetor 2024), kur temperaturat janë më të ulta. FIA do të kërkojë nga skuadrat që në të ardhmen të krijojë rryma ajri për pilotët në makinat e tyre, që ata të mos e ndjejnë vapën gjatë garës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat