Leclerc: Me ato që kemi mësuar dhe po bëjmë mund të realizojmë një hap të madh

Formula 1

Leclerc: Me ato që kemi mësuar dhe po bëjmë mund të realizojmë një hap të madh

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 17:31
Charles Leclerc

Charles Leclerc po i përjeton garat e fundit të këtij sezoni të Formula 1 me shpresë se gjërat do të ndryshojnë vitin tjetër.

Ai ka pritshmëri të mëdha për sezonin tjetër, se Ferrari do ta ngushtojë diferencën me Red Bull.

Sipas monogaskut, te “kokëkuqja” i kanë kuptuar gabimet e bëra në projektin e makinës SF-23, që këtë vit vuajti shumë.

“Nga njëra anë duhet të shohim gjithnjë nga vetja dhe mendoj se nga gara e Zandvoort mësuam shumë, ndaj jemi të kënaqur në këtë drejtim”, tha Leclerc.

“Është e qartë se Red Bull është shumë përpara apo se McLaren në disa raste është më e shpejtë se ne.

Gjithsesi, në përgjithësi jemi të kënaqur me rrugën që po bëjmë për të përgatitur vitin tjetër.

Mendoj se me ato që kemi mësuar dhe po bëjmë mund të realizojmë një hap të madh përpara vitin tjetër”, u shpreh Leclerc.

“Makina ka ende probleme dhe mendoj se për t’i limituar ato duhet një makinë tërësisht e re. Ky është një objektiv për vitin tjetër. Shpesh na duhet të pilotojmë një makinë jo të qëndrueshme, ndaj duhet të kuptojmë se si ta përmirësojmë këtë gjë”, tha Leclerc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat