Piloti i Red Bull mendon tërheqjen nga garat

Formula 1

Piloti i Red Bull mendon tërheqjen nga garat

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 10:37
Sergio Perez

Piloti meksikan i Red Bull, Sergio Perez, nuk po kalon një moment të mirë në Formula 1.

Gjysma e dytë e këtij sezoni është një katastrofë për të, ndërkohë ë shoku i tij i skuadrës fiton dhe shpallet sërish kampion bote. Kjo ka bërë që ai të jetë në dyshim për vitin 2024 edhe pse ka ende edhe një vit kontratë me makinën kampione.

Mediat zbulojnë se meksikani mund të largohet nga Formula 1 në fund të këtij sezoni, duke mbyllur përfundimisht aventurën e tij në këtë sport. Duket se meksikani e kupton se nuk ka shumë shanse që të jetë sërish pilot i Red Bull, ndaj po mendon që të lërë vetë skuadrën para se ta heqin.

Madje po mendohet që pas garës së Meksikës, të bëhet një festë lamtumirë për Sergio Perez, për të nderuar pilotin e shtëpisë.

Gjithsesi, burime pranë pilotit konfirnojnë se ai nuk do të largohet nga makinat Re Bull. Madje Perez synon të jetë pjesë e Formula 1 deri në vitin 2026 dhe më pas të tërhiqet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat