Të gatshëm

Formula 1

Të gatshëm

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 00:25
Pamje nga përgatitjet

Gazmend Demolli, Përparim Dushi e Faton Rama janë garuesit tanë që po marrin pjesë në garën prestigjioze “Bongo Hill Climb Monsters 2023”, e cila po mbahet në Skradin të Kroacisë.

Në fakt gara më tepër është e karakterit të festivalit automobilistik, por që i tubon garuesit më të mirë nga Evropa, përfshirë kampionë e rekordmenë të njohur.

Në dy vozitjet e sotme, garuesit tanë paten paraqitje solide, por të gatshëm për të dielën kur mbahet gara zyrtare.

Në një konkurrencë shumë të fortë, Gazmend Demolli me Radicall SR8 LM u rendit i gjashti në Grupin 7, Përparim Dushi me Opel Astra TCR i gjashti në Grupin 5 dhe Faton Rama i 13-ti në Grupin 4.

Gjithsesi ata presin që të dielën të kenë rezultate më të mira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat