Bagnaia fiton garën e Indonezisë

Formula 1

Bagnaia fiton garën e Indonezisë

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 12:32
Pamje nga gara

Piloti italian i Ducati, Francesco Bagnaia, rikthehet te fitorja në kampionatin e MotoGP, duke triumfuar mëngjesin e sotëm në garën e Cmimit të Madh të Indonezisë. Sukses që rikthen kampionin e botës në krye të renditjes provizore.

Bagnaia përfitoi nga rrëzimi i Jorge Martin me Ducati Pramac në xhiron e dhjetë, për të rimarrë kreun, me 18 pikë avantazh ndaj spanjollit. Një garë e hapur deri në metrat e fundit, teksa 3 pilotë dueluan për fitoren.

Bagnaia e preu i pari vijën e finishit, duke lënë pas me vetëm 3 të qindtat më shumë spanjollin Maverick Vinales (i dyti me Aprilia) dhe francezi Fabio Quartararo (i treti me Yamaha). Ata i dhanë jetë një dueli të bukur deri në fundin e garës.

Gjithsesi, të gjithë presin me padurim garës e radhës, atë që do të zhvillohet në  Australi pas një jave, pasi rivaliteti mes Bagnaia dhe Martin do të vijojë në një tjetër pistë. Martin mori të shtunën kryesimin pas fitores së garës sprint, por sot gaboi dhe i dorëzoi kreun Bagnaia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat