Del në ankand makina me të cilën Hamilton arriti fitoren e parë

Formula 1

Del në ankand makina me të cilën Hamilton arriti fitoren e parë

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 15:40
Del në ankand makina

Dyshja Lewis Hamilton-Mercedes ka shkruar historinë e Formula 1. Së bashku fituan 6 tituj për pilotë dhe 8 për konstruktorë. Tulla e parë e këtij suksesi u hodh më 28 korrik 2013, kur britaniku fitoi garën e Çmimit të Madh të Hungarisë.

Ai ishte hapi i parë i një suksesi prej 82 fitoresh që ky binom arriti së bashku, më i suksesshmi në Formula 1.

Pikërisht ajo makinë, W04, që Hamilton piloti për të fituar në Hungari do të dalë në ankand nga kompania e njohur RM Sothebys, në prag të garës së Las Vegas, që zhvillohet në Amerikë më 19 nëntor.

Kjo njëvendëshe u përdor nga Hamilton në 14 nga 19 garat e atij sezoni. Bëhet fjalë për makinën e parë të këtij tipi që i shitet publikut nga Mercedes. Vlera e kësaj makine varion nga 10 deri në 15 milionë dollarë. Është makina e parë i përket epokës V8.

Një makinë historike, pasi aty janë hedhur bazat e dominimit të “shigjetave të argjendta”. Për Hamilton, viti 2013 solli shumë ndryshime, pasi pas 7 sezonesh te McLaren do të garonte me Mercedes. Atë vit u klasifikua në vendin e katërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat