Duel elektrizues në shtëpinë e Dukatit

Formula 1

Duel elektrizues në shtëpinë e Dukatit

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 14:59
Foto ilustrim

Botërori 2023 i Moto GP-së po dhuron një betejë mjaft interesante për titullin kampion, mes dy pilotëve të Dukatit, Françesko Banjajës dhe Horge Martinit.

Ky i fundit pasi fitoi të shtunën garën Sprint në Indonezi mori kreun, por do të mbahet mend si piloti që ka qëndruar më pak kohë si lider i kampionatit.

Spanjolli e lëshoi vendin e parë të dielën në garën e madhe, pas vetëm 24 orësh, 21 minutash e 34 sekondash si lider. Horge Martin u rrëzua kur po komandonte garën indoneziane, ndërsa kishte pothuajse tre sekonda avantazh nga ndjekësi më i afërt. Rrëzimi për pilotin spanjoll erdhi në momentin kur ishte lider i kampionatit me 16 pikë avantazh nga Banjaja, me italianin që klasifikohej i treti gjatë garës në atë çast.

Por me Martin KO dhe me parakalimin e Pekos ndaj Maverik Vinjalesit, italiani u rikthye në fron, tashmë me 18 pikë epërsi.

Kështu edhe një herë do të jetë Horge Martin ndjekësi dhe Françesko Banjaja lideri, ashti sikurse ka qenë thuajse i gjithë Botërori, ndërsa tashmë kanë mbetur edhe 5 gara nga fundi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat