Kurrë më situata si ajo e Katarit

Formula 1

Kurrë më situata si ajo e Katarit

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 11:32
Pamje nga një garë

Me përjashtim të Red Bull, që ka qenë konstant përgjatë gjithë sezonit të Formula 1, makinat e tjera kanë patur një vit me luhatje. Fillimisht Aston Martin, më pas Mercedes,

Ferrari e në fund McLaren po duelojnë për vendin e dytë në renditjen e përgjithshme për skuadra.

Pr drejtorin sportive të Ferrari, Frederic Vasseur, gara e radhës në Amerikë duhet të sjellë një rikthim të “kokëkuqes” mes vendeve të para, pas dy garave të fundit, që ishin zhgënjyese për të. “Është koha për t’u përgatitur për një muaj të fortë, me tri gara radhazi”, tha Vasseur.

“Do të jenë 5 gara në tri javë, duke përfshirë edhe garat sprint, ndaj duhet të jemi gati, duke ruajtur përqendrimin dhe për të shfrytëzuar çdo mundësi që do të krijohet”, tha menaxheri francez i “kokëkuqes”

“Vijmë nga një garë ku morëm pjesë vetëm me një pilot, ndaj punuam që të mos përsëriten më të tilla situata.

Kemi nevojë për të dy pilotët. Duhet të rikthehemi në nivelin e treguar në Singapor, kur fituam apo edhe në Japoni. Vetëm kështu mund të maksimizojmë rezultatet tona”, tha Vasseur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat