Ferrari, gati për garën amerikane

Formula 1

Ferrari, gati për garën amerikane

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 15:54
Vasër

Ferrari përgatitet për të garuar në Çmimin e Madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me objektivin për t’u kthyer në nivelet e konkurrimit në Singapor.

Pas suksesit në fundjavën aziatike, skuadra e Maranelos nuk arriti ta përsëriste më atë garë dhe është lodhur shumë në Katar me vështirësinë e dyfishtë në kthesat e shpejta. Një aspekt që mund të përsëritet dhe në Ostin, por që nuk është kjo dëshira e drejtuesit kryesor të ekipit Fredrik Vasër.

Në prag të fundjavës amerikane drejtuesi francez i kokëkuqes ka shpallur objektivin e drejtuesve të Ferrarit, të cilët janë të vendosur për të kaluar problemet e besueshmërisë në javët e fundit. “Duam ta përmirësojmë paraqitjen e skuadrës sonë dhe e vetmja mënyrë për ta bërë atë është kthimi në nivelet e konkurrimit në Singapor dhe në Japoni. Vetëm kështu do të mund t’i krijojmë kushtet dy pilotëve tanë për të dhënë maksimumin”, ka nënvizuar Vasër.

“Jemi kthyer nga një garë në të cilën kemi paguar shtrenjtë çminin e një problemi të besueshmërisë në makinën e Sainz. Kemi punuar shumë që situata të tilla të mos na përsëriten më”.

Drejtuesi kryesor i Ferrarit kanë bërë edhe bilancin mbi impenjimet e shumta që do të shoqërojnë skuadrën e kuqe deri në fund të sezonit. “Na pret një garë e trefishtë impenjative me pesë takime në tre javë, kjo duke marrë parasysh edhe dy sprintet në rrugë. Pilotët dhe skuadra duhet ta kenë përqendrimin e larta për të maksimizuar mundësitë”, ka përfunduar Vasër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat