Sergio Perez merr vendimin për të ardhmen

Formula 1

Sergio Perez merr vendimin për të ardhmen

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 14:29
Sergio Perez

Piloti meksikan i Red Bull, Sergio Perez, në prag të garës së Amerikës që zhvillohet këtë fundjavë në pistën e Austin, ka deklaruar se nuk do të largohet nga Formula 1.

Ai ka ende edhe një vit kontratë me makinën kampione, duke siguruar se pavarësisht rezultateve jo të mira do të rikthehet fitues.

Kohtë e fundit, drejtuesit e Red Bull kanë kërkuar më shumë impenjim nga meksikani.

“Jam në një moment të vështirë të karrierës time.

Gjëja më e lehtë që mund të bëj tani është të iki, por unë nuk jam një njeri i tillë dhe më pëlqejnë sfidat”, tha Perez.

“Nuk kam as më të voglin dyshim se do të rikthehem në nivelin e dikurshëm, ndaj nuk e mendoj aspak tërheqjen time nga garat dhe Formula 1. Jam 100% i sigurt se vitin tjetër do të më shihni sërish në pistë duke pilotuar makinën Red Bull.

Këtë e them se kam një kontratë dhe nga bisedat që kam me skuadrën”, tha meksikani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat