Të dielën bie perdja e kampionatit të sivjetmë

Formula 1

Të dielën bie perdja e kampionatit të sivjetmë

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 23:29
Foto ilustrim

Kampionati i sivjetmë i Kosovës në auto sport ka arritur në fundin e tij, ndërsa “perdja bie” të dielën, kur në parkingun jugor të Prishtina Mall mbahet gara në karting sllallom dhe auto sllallom.

Përveç rëndësisë në aspektin sportiv, këtë herë gara ka edhe karakter sensibilizues dhe mbahet me moton “Breast Cancer Awareness”.

Duke marrë parasysh që jemi në muajin e vetëdijësimit për luftë kundër kancerit të gjirit, pikërisht kjo do të jetë edhe moto e garës së kësaj fundjave.

Gara e katërt në Prishtina Mall edhe kësaj radhe mbahet në dy disiplina, ndërsa garojnë përfaqësues të auto klubeve dhe pjesëtarë të bisneseve.

Pas paraqitjes për garë, në tavolinën zyrtare, verifikimit të dokumentacionit, kontrollit teknik dhe ecjes nëpër shteg, fillojnë vozitjet testuese e më pas edhe ato zyrtare.

Veç garuesve, prezencën në garë e kanë paralajmëruar edhe zyrtarë të lartë të institucionve shtetërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat