Sstrategji e gabuar

Formula 1

Sstrategji e gabuar

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 12:08
Pamje nga një garë

Gara e fundit në Amerikë ishte një zhgënjim për pilotin monogask të Ferrari, Charles Leclerc.

Ai e nisi garën nga vendi i parë, por në fund u klasifikua i gjashti, pas një strategjie të gabuar, me një ndalesë. Por goditja më e rëndë erdhi pas gare, kur ai dhe Hamilton u skualifikuan për parregullsi në makinë.

“Një diel e tmerrshme, ku gjithçka shkoi ters. Për sa i përket garës, duhet të pranojmë se strategjia me një ndalesë ishte e gabuar. Vuajta shumë me gomat me këtë strategji, ndërkohë që duhej të kishim ndaluar dy herë”, tha Leclerc.

“Më pas erdhi lajmi tjetër për parregullsi në makinë, që hodhi poshtë edhe ato pikë që patëm grumbulluar.

Më vjen keq për sakrificën e madhe që bëmë të premten, kur siguruam pole position, ndërsa strategjia dhe modifikimet që bëmë pas garës sprint prishën çdo plan”, tha Leclerc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat