Verstappen: Unë sjell trofetë dhe fitoj gjithmonë

Formula 1

Verstappen: Unë sjell trofetë dhe fitoj gjithmonë

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 13:33
Verstappen

Në Çmimin e Madh të Shteteve të Bashkuara, fundjavën e kaluar, Max Verstappen fitoi garën e tij të 15-të të sezonit (vetëm në tri ku ka triumfuar piloti holandez: Arabi Saudite, Azerbajxhan dhe Singapor) dhe në ceremoninë e ndarjes së Çmimeve, ai u ngacmua nga fansat e shokut të tij të skuadrës, Sergio Pérez.

Duke folur për ViaPlay, Verstappen iu përgjigj kritikave: “Në fund të fundit, unë jam ai që sjell trofetë në shtëpi dhe fiton gjithmonë, ndaj nuk kam asnjë problem me këtë”.

Në moshën 26-vjeçare, Max Verstappen ka fituar tri kampionatet e fundit të Formula 1 në vitin 2023 ka thyer dy rekorde, duke fituar 15 gara në një sezon të vetëm, 10 prej tyre radhazi.

Çmimi i Madh i radhës do të jetë në Meksikë, fundjavën e ardhshme, me tri gara të tjera që kanë mbetur deri në fund të kampionatit: në Brazil, përsëri në Shtetet e Bashkuara (në Las Vegas) dhe në Abu Dhabi, në Emiratet e Bashkuara Arabe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat