Shkualifikimi e penalizoi

Formula 1

Shkualifikimi e penalizoi

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 14:31
Pamje nga një garë

Gara e fundit e Formula 1 në Amerikë ishte me dy fytyra për Mercedes.

Në pistë, makina gjermane dueloi fort me Red Bull për fitoren me Lewis Hamilton, por disa orë pas përfundimit të garës ai rezultat u anullua.

Makinat e 7 herë kampionit të botës u skualifikua për parregullsi në pjesën e poshtme.

“Fundjava në Austin ishte me dy pamje për ne. Aspekti pozitiv ka lidhje me faktin se ishim një hap përpara për sa i përket paraqitjes në pistë.

Kishim një ritëm të mirë dhe fakti që dueluam për fitore është një fakt që na jep më shumë kurajo e besim për të ardhmen”, tha Toto Wolff, shefi i Mercedes.

“Rezultati negativ ka lidhje me faktin se nuk arritëm të marrim maksimumin nga kjo paraqitje e mirë. Të humbasësh një podium është e trishtë. Gabuam dhe do të përmirësohemi edhe më shumë në garën tjetër. Janë edhe pak gara deri në fund të sezonit dhe duhet të marrim maksimumin”, tha Wolff.

“Kjo paraqitje e mirë ishte një test pozitiv për paketën e risive që patëm sjellë këtu. Do të jetë i rëndësishëm për sa i përket zhvillimit që po bëjmë me makinën e sezonit të ardhshëm. Duam vendin e dytë për konstruktorë dhe do të luftojmë deri në fund”, u shpreh shefi i makinës gjermane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat