Gara sprint, 3 variante për riformatim

Formula 1

Gara sprint, 3 variante për riformatim

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 11:38
Pamje nga një garë

Një kampionat më vete, shpërblimi financiar dhe nisja me rend të përmbysur

Formula 1 po i drejtohet fundit të sezonit të dytë të saj me atë që është cilësuar padyshim si risi, me garën e sprintit, që, në thelb, është një garë tjetër, që zakonisht zhvillohet të shtunën, një ditë para garës së madhe të dielës dhe, që ndryshe nga kjo e fundit, zgjat vetëm 100 km dhe nuk para ndikohet shumë nga strategjitë dhe manovrat e skuadrave, pasi është kryesisht një vrapim drejt finishit.

Ky sezon aktual ka të parashikuara në kalendar 6 gara sprint, por vetë formati ka hapur polemika, edhe nga ana e tifozëve, por edhe nga ana e pilotëve dhe drejtuesve të skuadrave.

Për këtë arsye, Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA), por shqyrton mundësi të tjera sa i përket formatit të garës dhe 3 variante janë përvijuar hëpërhë, teksa kërkohen zgjidhje thelbësore dhe jo thjesht retushime.

Një nga idetë radikale është një kampionat i veçantë për kategorinë e garave sprint, pra, pikët e fituara të shtunën nuk llogariten më në shumatoren e kampionatit, por veçmas, çka do të shmangte skenarin e këtij sezoni, kur titulli i kampionit të botës për pilotët u vendos që në garën e sprintit në Katar, pa pritur garën e madhe. Një tjetër ide është ofrimi i një sponsori që do të jepte një shpërblim deri në 1 milion dollarë për garuesit sipas renditjes.

Një tjetër version, paksa i çuditshëm, do të ishte nisja me rendin e përmbysur, pra, pilotët që kanë regjistruar kohët më të shpejta, ta nisin nga fundi dhe ata më të ngadaltët nga fillimi.

Por kjo do të ishte përkundër shpirtit të garës dhe është refuzuar që në nisje nga disa drejtues të skuadrave, por të gjitha ata theksojnë se ndryshimet e formatit të sprintit janë sidoqoftë të nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat