Kampionati i sivjetmë, me 24 gara e përfundim të kënaqshëm

Formula 1

Kampionati i sivjetmë, me 24 gara e përfundim të kënaqshëm

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 23:39
Pamje nga një garë

Ka përfunduar edhe Kampionati i sivjetmë i Kosovës në auto sport, i cili për nga numri i garave ishte mjaft i pasur dhe në të cilin janë arritur edhe rezultate të mira.

Me gjithsej 24 gara, 6 në disiplinën malore, (Kulla, Kruja, Brezovica, Grashtica, Molika dhe Zymi), 4 në auto sllallom (dy në Sllatinë dhe nga një në Ferizaj e Prizren), 4 në drag race dhe nga pesë në auto sllallom e karting sllallom më Prishtina Mall, ishte kampionati me agjendën më të ngjeshur deri më tani.

Po ashtu, duhet përmendur pjesëmarrijen e garuesve tanë në disa gara ndërkombëtare, në të cilat paraqitja e tyre ishte mjaft e mirë.

Gjatë gjithë kampionatit, pati cilësi e rivalitet, madje nuk munguan as rekordet, por ajo që gëzon më së shumti është fakti që nuk pati asnjë aksident me pasoja serioze.

Në Federatën e Auto Sportit të Kosovës (FASK) dhe zyrtarët e klubeve janë të kënaqur me atë që ndodhi gjatë vitit 2023, ndërkohë janë optimistë që e ardhmja të jetë edhe më e mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat