Formula 1 ndalon në Interlagos këtë fundjavë për Çmimin e Madh të Brazilit

Formula 1

Formula 1 ndalon në Interlagos këtë fundjavë për Çmimin e Madh të Brazilit

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 19:51
Toto Wolff

Formula 1 ndalon në Interlagos këtë fundjavë për Çmimin e Madh të Brazilit, i cili e sheh sërish Max Verstappenin, si favoritin absolut, për ta fituar edhe këtë garë.

Por tashmë konkurrenca po bëhet interesante për vendin e dytë në renditjen për konstruktorë.

E ajo është përqëndruar midis Mercedesit dhe Ferrarit, të cilët do të përpiqen të japin gjithçka për ta fituar titullin e nënkampionit.

Shigjetat e argjendta kanë një epërsi prej 22 pikësh, por skuadra e Maranelos është ende e sigurt se do të jetë në gjendje ta kalojë këtë diferencë.

Drejtori i ekipit të Mercedesit, Toto Wolff, përpara Çmimit të Madh të Brazilit, komenton për luftën që do të bëhet me Ferrarin, për të ruajtur diferencën e vogël në pikë, për vendin e dytë në Kampionatin Botëror të konstruktorëve.

"Ishte vërtet e rëndësishme të ktheheshim nga Meksika duke ruajtur të njëjtin avantazh që kishim më parë me Ferrarin, 22 pikë, në lidhje me luftën për vendin e dytë në renditjen për konstruktorë në Formula 1”.

“Kjo është një betejë e rëndësishme për ne, të cilën duam ta fitojmë. Edhe titulli nënkampion bote në Formula 1 është i rëndësishëm. Fundjava e kaluar ishte pozitive, shpresojmë të bëjmë mirë edhe në Interlagos”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat